
Pas një odiseje të gjatë kundërshtimesh nga PD se nuk do të marrë pjesë në negociata mbi Reformën Zgjedhore, më në fund premtimi u thye. Sot, menjëherë pas vizitës së ambasadorit të OSBE në zyrat e Bashës, ky ka mbledhue aleatët, ka shpallur dakordësinë për në negociata, dhe njëkohësisht ka caktuar përfaqësuesit e PD në tryezën për Reformën.
Në mbledhjen e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me drejtuesit e partive aleate në opozitë u vendos përfaqësimi i tyre në mbledhjen e nesërme të organizuar nga OSBE.
Mësohet se ata që do të përfaqësojnë opozitën në nivel teknik, në konferencën për Reformën Zgjedhore janë Ivi Kaso i PD-së, Muharrem Çaka i LSI-së dhe Arjan Madhi i PR-së.
Veritas.com.al/