Asnjë delegat nga Partia Demokratike e Shqipërisë nuk është ftuar të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Europiane që do të mbahet sot në Roterdam. PD-ja e Shqipërisë është e vetmja parti që nuk kishte asnjë të ftuar.

Newsbomb.al publikoi dje dokumentin e Partive Popullore Europiane për të gjithë delegatët e ftuar në Roterdam, të cilët do të votonin mes të tjerash dhe për presidentin e ardhshëm të këtij grupimi, si dhe 10 zëvendës presidentët.

PD e Berishës reagoi për këtë lajm dhe e quajti trillim, edhe pse njoftimi për ftesat ishte zyrtar. Mbledhja e delegatëve të PPE, është një eveniment i rëndësishëm për të gjitha partitë e djathta europiane.

Por edhe pse nga Partia Demokratike e Shqipërisë nuk kishte asnjë delegat të ftuar, edhe për shkak të zhvillimeve të fundit në këtë forcë politike, në Roterdam janë shfaqur Jorida Tabaku, Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi.