Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Korçë njofton se për sot Dogana Greke e Krystallopigi është e mbyllur.
Sipas saj, nuk do të lejohet më asnjë person të kalojë drejt Greqisë nga Kapshtica për shkak se u plotësua kuota prej 300 personash që lejohet të hyjnë në shtetin fqinj.
Kujtojmë se këtë të dielë radhë kilometrike janë krijuar edhe në Kapshticë por Drejtoria e Policisë së Korçës apelon që qytetarët mos vijojnë të dynden por të shmangin krijimin e radhës.
Sot madje ka pasur një takim mes palës shqiptare dhe asaj greke në Kapshticë, ku kjo e fundit ka njoftuar se në bazë të vendimeve nga autoritetet shëndetësore greke kuota për sot është plotësuar puna në palën e Krystallopigi pezullohet.
Madje kështu do të vijojë edhe në vijim, nga 300 persona në ditë nga Kapshtica, dhe 750 nga Kakavija. Prej të enjtes fluks dhe radhë kilometrike kanë përfshirë dy pikat kufitare teksa Shqipëria dhe Greqia janë mes negociatash. Momentalisht pala shqiptare ka apeluar të gjithë ata që nuk nxitohen për të ikur në Greqi që mos ndërmarrin udhëtimin.
Nga sot Greqia futi në fuqi karantinimin e detyruar 1- javor për të gjithë ata që vijnë nga Shqipëria, kurse nga nesër duhet test negativ jo më i vjetër se 72 orë, vërtetim me të dhëna të përkthyera në anglisht si dhe plotësimin e formularit për hyrje në faqen e autoriteteve greke për udhëtim.
NJOFTIMI NGA POLICIA KORÇË
Aktualisht kjo kuotë, është plotësuar dhe nga ana e palës greke është pezulluar puna.
Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që mos vijojnë të dynden dhe të shmangin krijimin e radhës drejt kësaj pike kalimi, pasi Dogana Greke aktualisht është e mbyllur.
VERITAS.COM.AL