Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka një rritje të numrit të turistëve në Shqipëri. Gjatë takimit me kryebashkiakët, ai ka theksuar se për të ulur charter në Rinas duhet të marrësh leje tre ditë para, pasi fluksi është tepër i madh.
“Nga janari në qershor janë 1.7 mln hyrje të qytetarëve të Kosovës, ose 25% më shumë se vjet. Ndërsa, italianët deri në qershor kanë qene 57%, turistët turq 61%, polakët 71% sepse kanë qenë ndër më të parët që kanë ardhur.
Ndërkohë aeroporti i Tiranës është në pamundësi për të dhënë leje për uljet charter sepse nuk ka më vend, duhet të prenotosh tre ditë përpara. Aeroporti i Tiranës ka filluar një punë për zgjerimin e pistës dhe për të gjitha këto duhet të marrësh leje”, tha Rama./