Nga: RAF CASERT/ Associated Press

BRUKSEL (AP) – Me një vend më pak nga largimi i Britanisë,ekzekutivi i Bashkimit Evropian propozoi një sistem të ri për shtimin e anëtarëve në një levizje të bërë më urgjente nga kundërshtimet Franceze për të hapur bisedimet për zgjerimin me dy kombet e Ballkanit Perëndimor.

Komisioni Evropian shpreson që rregullat e percaktuara do të shmangin shtyrjen e mëtejshme të fillimit të negociatave të pranimit kur anëtarët aspirues kanë përmbushur kushtet për bisedime të tilla.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha të mërkurën se propozimi ishte një “mesazh i mirë” për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të cilët ishin zhgënjyer dëshpërimisht kur atyre ju hodhën poshtë hapjen e bisedimeve në tetor.

Dhe Franca gjithashtu, pranoi se propozimi ishte i mirë, duke thënë se “është një ndryshim i rëndësishëm, një hap i madh në drejtimin e duhur”.

“Ky është një element kryesor që lejon që pozicionet të ndryshohen – jo vetëm pozicioni i Francës,” tha një zyrtar i lartë në presidencën franceze,i cili kërkoi të mos identifikohej,në përputhje me praktikat zakonore të Elysee-ut.

Ekzistojnë shqetësime se nëse BE-ja nuk hap krahët për përqafimin e ngrohtë të anëtarësimit,disa kombe në rajonin e rëndësishëm strategjik të Ballkanit mund të kthejnë shpinën dhe të kërkojnë marrëdhënie më të mira me Rusinë dhe Kinën pikërisht në oborrin e shtëpisë së BE. Blloku tashmë është nën presion pasi humbi forcën diplomatike dhe gjeopolitike të Britanisë, e cila u largua nga blloku këtë fundjavë.

“Zgjerimi i BE-së është një situatë WIN-WIN,” tweetoi von der Leyen.

Ceshtja ka qenë veçanërisht e diskutueshme sepse edhe nëse kombet e Ballkanit shikojnë drejt 27 vendeve te BE-së për të ardhmen e tyre, kombet e Evropës Perëndimore duan të ngadalësojnë çdo zgjerim për kombet që mund të mos jenë të gatshëm të marrin përsipër angazhime të plota për çështje të tilla si korrupsioni dhe vendosja e ligjit

Varhelyi tha se rregullat e propozuara gjithashtu përfshijnë një bastun të madh nëse dhe kur vendet anëtare që aspirojnë largohen nga parimet demokratike.

“Ne duhet ta bejmë te qarte se gjithashtu mund të kthehemi prapa,” tha Verhalyi,duke shtuar “se në opinionin tonë publik dhe në shtetet tona anëtare ka një thirrje shumë të fortë që ne duhet të jemi në gjendje të mbrojmë gjithashtu edhe negociatat.”

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ishin menduar të aprovoheshin për të filluar bisedimet e anëtarësimit në fund të vitit të kaluar, por veçanërisht Franca këmbënguli që të rindërtojë së pari sistemin e zgjerimit. Vendet aspiruese menduan se ata ishin padrejtësisht të zgenjyer, të bindur se kishin përmbushur kushtet, në përpjekje të mëdha, për të filluar bisedimet.

Tani, reagimi fillestar i Maqedonisë së Veriut ishte pozitiv.

“Kjo qasje e rinovuar do të rezultojë në një fitore të dyfishtë në javët e ardhshme: hapjen e negociatave së bashku në një proces të avancuar,” tha ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov në një deklaratë të shkruar.

BE nuk ka shtuar asnjë shtet anëtar që kur Kroacia ju bashkua në 2013. Ajo filloi me gjashtë kombe në vitin 1958 dhe humbi nje nga shtetet e saj të para anëtare kur Britania u tërhoq fundjaven e kaluar.

Gjatë dhjetë viteve të kaluara, pasi së pari kriza financiare dhe më pas kriza e emigracionit goditi kontinentin, oreksi për të marrë kombe të reja, më të varfëra është zvogëluar.

BE shpreson se mund të ketë hapa përpara për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mars. Blloku ka gjithashtu një samit të madh të Ballkanit Perëndimor parashikuar për në maj.

Veritas.com.al/