Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka thënë homologut të tij rus, Vladimir Putin, se ai po bën “gabim të madh” në Ukrainë, që ai po e gënjen veten rreth qeverisë në Kiev dhe se lufta do t’i kushtoj Rusisë shumë shtrenjtë në periudhën afatgjatë, tha një zyrtar francez, shkruan aneës, përcjell Periskopi.

 Në telefonatën e inicuar nga Putin të enjten, lideri rus ri përsëriti përkushtimin e tij për neutralizimin dhe çmilitarizimin e Ukrainës, qoftë me diplomaci, qoftë me luftë, tha zyrtari.
“Nuk kishte asgjë në fjalimin e Putinit që do të na mund të na qetësonte”, tha këshilltari i presidentit francez, duke shtuar se Putin përsëriti ‘narracionin’ e tij se ai po përpiqet ta bëj ‘de-nazifikimin e Ukrainës’

“Po e gënjeni veten”, i tha Macroni  Putinit, pohoi zyrtari.

“Lufta do t’i kushtojë shtrenjtë vendit tuaj, vendi juaj do të përfundoj si i izoluar, i dobësuar dhe nën sanksione për një kohë shumë të gjatë”, citohet t’i ketë thënë Macron, Putinit. /Periskopi