(FOTO: Hans Eichel- minister francez dhe ish- komisionerët Europian Pascal Lamy, Franz Fischel dhe Yannis Paleokrassas)/

Katër figura të larta politike Europiane i kanë shkruar një letër Presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ku kërkojnë që Bashkimi Europian të ndalojë pagesat për Hungarinë, duke argumentuar se demokracia është korruptuar nga partia në pushtet Fidesz e kryeministrit Viktor Orbán.

Letra është firmosur nga Ministri francez i Financave, Hans Eichel, dhe ish- komisionerët Europian Pascal Lamy, Franz Fischler, dhe Yannis Paleokrassas. Ata shkruan se blloku politik duhet të presë fondet për Hungarinë, edhe pse “liritë demokratike bazike janë rivendosur”, raporton EuroNeës.

“Ne besojmë fuqishëm se ky është njëkohësisht parakusht për vazhdimin e financimeve nga BE ndaj vendit pak të zhvilluar- i cili ëhstë i domosdoshëm për të ardhmen e Bashkimit Europian…”, thuhet në letër.

Eichel dhe Lamy kanë lidhje me miliarderin e krahut të majtë Hungarez, gjithashtu edhe me këshillin Europian të Marrëdhënieve me Jashtë (ECFR) ku të dy janë anëtarë. ECFR është krijuar nga Soros dhe nga Fondacioni i tij ‘Open Society Foundations’ i cili vazhdon të japë miliona dollarë në vit për ECFR.

Veritas.com.al/