Një oficer policie është rrahur në Dhomën e Parlamentit në qendër të Londrës, akt i cili po trajtohet nga policia si “terrorist”.

Lideri i Dhomës së Përfaqësuesve, David Lidington tha për anëtarët e Parlamentit se një “azilant i supozuar është qëlluar për vdekje nga polici i armatosur”.

Ka raportime se diku te pesë persona “janë vrarë” pranë Urës Westminster.

Anëtarë të parlamentit thanë se kanë dëgjuar tre ose katër të shtëna. Një burim nga Downing Street tha se kryeministre Theresa May është “OK”.

Kryeministre Theresa May është parë duke u ulur në makinën e saj ngjyrë argjendi Jaguar teksa dëgjoheshin zhurmat jashtë parlamentit rreth incidentit.

Stafit brenda Parlamentit i është thënë të qëndrojë brenda sallës ku kanë qëndruar edhe oficerët. Tom Peck, editor politik i gazetës “Independent”, shkroi në Twitter: “Kishte zhurmë të madhe. Gurgule. Por edhe zërat e të shtënave me armë. Policë të armatosur kudo!”.

/Veritas.com.al/