Nga: Ivana Sekularac and Aleksandar Vasovic, Reuters

BEOGRAD, 27 maj (Reuters) – Serbia duhet të pranojë se ka humbur kontrollin mbi Kosovën, ish-provincën e saj jugore dhe duhet të kërkojë një kompromis për normalizimin e lidhjeve me Prishtinën, tha presidenti Aleksandar Vuçiç në parlament në terma brusko të  pazakontë të hënën.

Kosova me shumice shqiptare shpalli pavarësinë në vitin 2008, pothuajse një dekadë pasi sulmet ajrore të NATO-s shkëputen kontrollin e territorit larg nga Beogradi, duke i dhënë fund një kundër-mësymje brutale nga forcat serbe të sigurisë.

Por Serbia, e cila sipas kushtetutës se saj e konsideron Kosovën një pjesë integrale të territorit të saj, po e bllokon Kosovën nga anëtarësimi në institucionet ndërkombëtare, përfshirë Interpol dhe UNESCO. Ajo gjithashtu siguron ndihmë financiare për serbët në Kosovë.

Për vite, pavarësia e Kosovës ka qenë një temë tabu në Serbi, sepse shumica e serbëve e konsiderojnë atë si djepin e kombit të tyre dhe të besimit të krishterë orthodhoks.

Por Vuçiç foli hapur të hënën.

“Ne duhet të pranojmë se jemi mundur. Kemi humbur territorin,” i tha Vuçiçi parlamentit gjatë një sesioni të posaçëm kushtuar Kosovës.

“Unë nuk zgjodha të vazhdoja me gënjeshtra dhe mashtrime. I kam thënë të gjithëve: Nuk ka autoritet serb (të dukshëm) në Kosovë përveç në spitale dhe shkolla,” tha ai.

Serbia dhe Kosova ranë dakord për një dialog të sponsorizuar nga BE në 2013 për të zgjidhur të gjitha çështjet e pazgjidhura ndërmjet tyre, të cilat ishin çelësi për të dy vendet që të përparojnë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Por pak progres është arritur që atëherë.

Bisedimet e tyre u bllokuan nëntorin e kaluar kur Prishtina futi një taksë 100% mbi të gjitha mallrat e importuara nga Serbia. Ky veprim pritet të pakësojë rritjen ekonomike në Serbi paksa, pasi eksportet e saj në Kosovë arrijnë në 500 milionë euro në vit. Megjithatë, FMN pret që ekonomia e Serbisë të rritet 3.5% këtë vit.

“Ne kemi dy opsione – për të normalizuar marrëdhëniet duke arritur një marrëveshje ose duke mbajtur një konflikt të ngrirë”, – u tha Vuçiç deputetëve, kryesisht anëtarë të koalicionit qeverisës të kontrolluar nga Partia e tij Progresiste.

Vuçiç po përpiqet të bëjë një veprim balancues, duke ruajtur si aspiratat e Serbisë për BE, ashtu edhe lidhjet e tij të ngushta me Rusinë dhe Kinën, të cilët se kanë njohur Kosovën. Pesë shtete anëtare të BE-së gjithashtu nuk e kanë njohur pavarësinë e saj.

Megjithatë, ai tha se mund të duhen vite përpara se të arrihet një marrëveshje me Kosovën. Ai tha se Serbia do të presë që Prishtina të heqë taksën 100% dhe pastaj të kërkojë një kompromis.

Çdo zgjidhje do të kërkojë gjithashtu një referendum në Serbi.

“Ne do t’u kërkojmë njerëzve të thonë se çfarë mendojnë për një zgjidhje të mundshme kompromisi në një referendum,” tha Vuçiç.

Shumica e partive të opozitës bojkotuan seancën në parlament, duke protestuar ndaj asaj që ata e quajnë sundimin autokratik të Vuçiç. Ata e akuzojnë atë se ka mbytur liritë e medias dhe që e ka bëre një sy qorr ndaj korrupsionit të nivelit të lartë. Vuçiç i mohon këto akuza.

Gordana Comic, një deputete për Partinë Demokratike opozitare, tha se Vuçiç thjesht po përpiqej të ngjajë se një lloj marrëveshjeje me Kosovën mund të jete e mundur së shpejti qe të kënaqe BE.

“Kjo është krijimi i atmosferës për shpalljen e një” marrëveshjeje të detyrueshme ligjërisht “(me Kosovën) ne disa muaj … përpara formimit të Komisionit të ri Evropian,” tha Comic.

Veritas.com.al/