Media e Perëndimit ka publikuar disa tituj që elita e ngjitur pas pushettiut as që të donte t’i shkonte:

“2017 ishte viti i premtimeve false në luftën kundër Populizmit”, “Vala e populizmit duket sikur po ngjitet në kreshtë”. “Në një kuptim, populistët janë akoma në marshim.

Ekrani me hartën e zgjedhjeve tregon rezultatin e 102 partive populiste në 39 vende të Europës:

Titujt e mësipërm janë publikuar nga revista ‘Foreign Policy’ një publikim që nuk qëndron në anën e populistëve. Dy autorët, Yascha Mounk dhe Martin Eiermann, janë që të dy të lidhur me Institutin e  Tony Blair për ‘Ndryshime Globale’. Blair, siç edhe e mbajmë mend ishte kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar për një dekadë; ai ishte dhe është një apostul i devotshëm i globalizmit.

Kështu që bashkautorët kanë ardhur në këtë temë jo për të lavdëruar populizmin, por madje për të paralajmëruar kundër tij. Siç shkruajnë ata, ky është një “çift i frikshëm i viteve”, duke nënkuptuar zgjedhjen e Donald Trump dhe Brexit.

Dhe ndërsa ata rendisin observatorëtë që argumentojnë se populizmi  ka filluar të tërhiqet- njaë nga nga ekspertët e konservatorizmit, Charles Krauthammer, i cili ka shkruar opinionin që në Prill, ka thënë: “Populizmi po ngjitet në kreshtë”, megjithatë ata nuk pajtohen me këtë.

Vërtet, vetëm në Tetor, 31 vjeçari  Sebastian Kurz u zgjodh kancelar i Austrisë; ai mban pikëpamje të populist-nationalistëve mbi emigracionin që mund të përshkruhet vetëm si Trumpian.

Ndërsa autorët shpjegojnë:

“Populizmi është tani forma predominante e qeverisjes në madhësi, në popullsi dhe pjesën kruë strategjisë për Europën Qëndrore. Tani është mundësia që të udhëtosh nga Deti Balltik në Egje pa lënë asnjë vend jashtë qeverisjes populiste”.

Vërtet, duket si një paradoks, që populist-nationalistët janë më të fortë në vendet që kanë qenë të dominuar nga Sovjetët dhe që u ka imponuar komunizmin. Si reagim i një eksperience shumë të ashoër tani këto vende kanë hyrë në rrugën e të djathtës.

Duke dalë nga një gjendje e rrafshët e krahasimeve mes ekstremeve, partitë e moderuara tradicionalisht… aktualisht janë drejtuar për në të djathtë.

Shembulli më spektakolar i të moderuarve është e Presidentit të Francës, Macron.  Në fillim të vitit, Macron u zgjodh president si një lloj neo- Blair ose neo- Obama, duke mundur edhe një simbol të populist-nationalistëve,  Marine LePen.

Akoma, që kurse ka ardhur në post, Macron ka ndarë dy anë të medaljes, sidomos mbi emigracionin. Vetë Associated Press, një agjenci që anon kundër Trump dhe populistë- nacionalistëve, shkroi me 26 Dhjetor:

“Macron ashpërsohet, si edhe lufta e Francës në lidhje me emigrantët”.

Siç edhe AP komentoi, objektivi i tij është të “të nxjerrë emigrantët jashtë rrugëve të Francës drejt shtrofullave në pyje deri nga fundi i vitit”

“Qeveria e Macron është tani e detyruar të shtrëngojë e të lëshojë:  Të kërcënojë me largime, të rrisë presionin mbi emigrantët ekonomik dhe të ndërtojë strehime sipas ndarjeve të ID”.

Për të qenë të sigurt, Macron nuk është akoma populist, kohët e fundit ai festoi ditëlindjen në Chambord, një kështjellë luksoze e Mbretit Francois I, madje edhe e ka krahasuar veten me perëndinë Romake,  Jupiter. Okay, ky është stili i Macron…

Kështu që mund të shikojmë: Europa është e mbushur me tipa që nga Trump, deri te Bernie Sanders, dhe të tjerë më të pakët  si Nigel Farages.

Liderët e dëshpëruar të Europës mbase nuk janë shumë dakord, por në një gjë janë dakord, se në Bashkimin Europian kanë bërë një punë kaq të keqe në qeverise, saqë edhe një fëmijë do ta kishte bërë më mirë.

Në të vërtetë, vala e populist-nationalistëve është përqendruar vetëm në Europë dheAmerikë.Në Indi, për shembull, të njëjtat impulse shkaktuan rebelim kundër kryeministrimit të Narendra Mod. Dhe tani, gjithashtu, populistët janë ngritur në Iran.

Veritas.com.al/