Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden është shfaqur skeptik pas vendimit të liderit rus, Vladimir Putin për të shpallur një armëpushim 36 orësh në Ukrainë, me rastin e Krishtlindjes Ortodokse.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se Putin nuk i ndali bombardimet as më 25 dhjetor dhe as për vitin e ri në Ukrainë, duke vrarë civilë të pafajshëm. Sipas Biden, ky është thjesht një justifikim nga lideri rus për të “marrë frymë” nga lufta që po zgjat përtej parashikimeve.
Disa orë më parë, Putin vendosi t’i përgjigjej pozitivisht kërkesës së kreut të Kishës Ortodokse ruse Kirill, për një armëpushim, për të cilin kërkoi që të respektohej dhe nga Ukraina. Kievi zyrtar nga ana e tij e cilësoi një hipokrizi vendimin e kreut të Kremlinit.