Presidenti i Hungarisë, Janos Ader miratoi të Hënën ligjin e shumë kontestuar që shihet si ligj që ka për synim mbylljen e Universitetit të Soros në Humgari, Universiteti i Europës Qendrore. Presidenti e firmosi ligjin pavarësisht nga protestat që u zhvilluan si në vend edhe jashtë  tij.

Duke firmosur legjislacionin për arsimin e lartë, pengesat më të mëdha që projekti të kthehej në ligj, ishin protestat e mëdha që mbushën rrugët e Hungarisë gjatë viteve të fundit.

Dhjetra mijëra njerëz demonstruan të Dielën në Budapest kundër legjislacionit, shumica duke thërritur “Mos e firmos, Janos!” dhe duke mbajtur lart pllakata ku shkruhej “Veto!”.

Muajin e kaluar Parlamenti Hungarez rizgjodhi Ader, një aleat i ngushtë i kryeministrit të vijës së ashpër si euroskeptik, Viktor Orban, për mandatin e dytë si president. Presidenti në Hungari ka një rol ceremonial të gjerë.

/Veritas.com.al/