KOMENT/

Menjëherë pasi ka marrë vesh se procedura e shkarkimit po vazhdon nga Kuvendi, dhe sapo është bërë e njohjur iniciativa e Parlamentit  për reforman zgjedhore pa ‘koalicione parazgjedhore’, presidenti meta e ka ndjerë veten të humbur dhe ka mbledhur opozitarët

Kjo ka ndodhur edhe një herë tjetër në 2 Mars, kur Presidenti dha kushtrimin para popullit për mbrojtjn e Kushtetuitës, në fakt për mbrojtjen e karriges së tij.

I përpiktë e madje disa minuta më herët se 11:00, kreu i PD, Lulzim Basha, ka ngjitur shkallët e Presidencës, duke zhvilluar një takim 45 minuta me Kreun e Shtetit, Ilir Meta. Kreu i opozitës u ftua në takim nga vetë Ilir Meta, një ditë pasi komisioni i ligjeve miratoi në unanimitet, nismën e opozitës parlamentare për ndryshimet kushtetutese.

Në takim me Kreun e Shtetit, kryedemokrati Basha shoqërohej nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Një ditë më parë, Partia Socialiste bashkë me votat e opozitës parlamentare kanë eliminuar ekzistencën e koalicioneve parazgjedhore. Në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve, u miratua ndryshimi kushtetutes, sipas të cilit në zgjedhjet parlamentare nuk do të ketë koalicione parazgjedhore.

Në amendamentin që mori votat e të gjithë deputetëve, saktësohet se “kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike ose nga zgjedhësit. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese”.

Në ndryshimin e miratuar nuk ekziston fjalia taksative e këkuar nga opozita parlamentare që në Kushtetutë të theksohet ndalimi i koalicioneve parazgjedhore. Ndërkohë rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në Kodin Zgjedhor.

Në ndryshimet kushtetuese u sanksionua kalimi pjesërisht me lista të hapura të kandidatëve për deputetë në zgjedhje. Por është bërë kujdes që listat të mos jetë tërësisht të hapura, pasi është saktësuar se “ligji për zgjedhjet garanton që votimit parapëlqyes t’i nënshtrohen jo më pak se dy të tretat e listës shumemërore dhe të sigurojë përfaqësim gjinor”.

VERITAS.COM.AL/