Presidenti Ilir Meta tha sot se ‘zgjedhja e prokurorit të Përgjithshëm është ‘përgjegjësi ekskluzive e Kuvendit’. Ndërsa pak ditë më parë, presidenti Nishani kishte shkruar se me prokurorin e ri ‘nuk ka punë Kuvendi, por vetëm Kushtetuta’.

Ish- presidenti Nishani kishte bërë disa përpjekje profesionale juridike për ta interpretuar këtë; dhe nuk ishte ‘jo- bindës’.

Por sot, gjate nje takimi me presidentin e Malit te Zi, presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë surprizë, se prokurori i ri ‘është një përgjegjësi ekskluzive e Kuvendit të Shqipërisë’.

Ai tha: “Sikurse ju e dini kjo është një përgjegjësi ekskluzive e Kuvendit të Shqipërisë. Si president unë dua të nënvizoj, derisa kemi të bëjmë me një çështje të rëndësishme të një institucioni kyç të drejtësisë, që duhet respektuar Kushtetuta dhe fryma e saj. Është e rëndësishme që të ketë midis aktorëve kryesorë një dialog të shpejtë, të përgjegjshëm dhe të bazuar mbi standarde transparente për zgjidhjen e kësaj çështjeje, pasi çdo hap i njëanshëm nuk do t’i ndihmonte konsolidimit të pavarësisë së institucioneve dhe rritjes së besimit të institucionet e reja të drejtësisë”.

Veritas.com.al/