Nga L. Skiro/

Presidenti i republikës që ditën kur dështoi në tentativën e parë për të rrëzuar sistemin kushtetues të vendit, bashkë me qeverinë, është kthyer në një personazh të çuditshëm që nuk pranon as flladin e verës që vjen nga maxhoranca. Ka kthyer të gjitha kandidaturat për ministra, ka kthyer të gjitha ligjet që kanë ardhur nga Kuvendi.

Tani presidenti Meta mund të quhet ‘Mr. Kthimi’.

Sot presidenti ktheu dy ligje të Kuvendit, njëri për Akademinë e Shkencave, ndërsa tjetri për investimin e rrugës Mamuras- Kashar. Edhe pse ndodhet në male duke bërë ‘hiking’, puna e parë që bën çdo mëngjes është firmosja e një ‘kthimi’. Kthehet një investim, kthehet një nen i Kodit Penal, kthehet një ligj për forcimin e shtetit…

Presidenti është betuar se sa të jetë nuk do të lejojë asnjë ligj që të kalojë.

Presidenti i Republikës është i lumtur me kthime.

Presidenti ndodhet i vetmuar në majë malesh, por jo vetëm fizikisht. Edhe opozita që mendoi se po e tërhiqte për hunde nëpër demonstrime të dhunshme terroriste, edhe kjo nuk i bindet më. As LSI nuk i bindet plotësisht. Vetë PD ku shpresonte për një traditë dhune në vend, po del se e ka përdorur presidentin dhe jo presidenti PD-në.

Gjykata Kushtetuese që ishte kërkuar me kaq zjarr nga presidenti po kthehet në funksion, por ky kthim i duket tragjik presidentit. Edhe SPAk është një organizëm për të cilin nuk mund të kërkojë më kthim.

Nisma e Kuvendit për shkarkimin e presidentit po ecën pa kthim; fillimi i tetorit mund të jetë afati i fundit.

Prandaj presidenti bën të gjitha aktet nën okelion ‘Kthim’.

Veritas.com.l/