Presidenti Donald Trump ka mbrojtur përdorimin e termit “mision i arritur” mes kritikave që kanë ardhur pas sulmeve më të fundit të Shteteve të bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës mbi objektivat e armëve kimike në Siri.

Ai akuzoi median e ‘lajmeve të rreme” për përdorimin e termit me qëllim që të nënvlerësojnë sulmet.

Ish- presidenti George W. Bush u bë qesharak pse u shfaq para një banneri në periudhën e luftës në Irak.

Rusia dhe Siria insistojnë se  sulmi kimik nuk ka ndodhur me 7 Prill.

Ata kanë thënë se sulmi në Douma, në Lindje të kryeqytetit, Damask, ishte i sajuar.

Veritas.com.al/