Nga Veritas.com.al/
Një natë më parë gazetarët e mjerë kishin pritur në të ftohtë, në Pazarin e Ri, kur do të dalin nga darka Rama dhe Meta; dmth., kryetari i qeverisë dhe kryetari i Kuvendit. Pritën deri në ora 4 të mëngjesit.
Kur dolën nuk thanë asgjë.
Gazetarët dhe analistët- këta që janë- bënë parashikimet gjeniale: “Meta nuk iku, e hëngri peshkun me Ramën!”. Të gjithë iu kthyen Opozitës që “po pret kot në bulevard”.
Vesa e mëngjesit i mbuloi edhe parashikimet e gazetarëve e analistëve se “Meta nuk ikën”. Një nga drejtuesit e LSI doli e tha: “Kush iu tha se do të shkojmë në zgjedhje” me Ramën. .. Analistët ndryshuan përsëri objektivin. Nisën e shkruan se “Meta u nda nga Rama. E sigurt”.
LSi lëshoi një lajm se natën, rreth orës 10 do të mblidhte kryesinë dhe do të thoshte një gjë të madhe. Analistët prapë shkruan: “U nda Meta!”.
Dhe më në fund kryetari i LSI foli. Tha ato që kishte thënë gjithë kohës. Tha se “nuk shkohet në zgjedhje pa opozitën”. Çfarë të thoshte tjetër? Vetëm një i çmendur mund të fliste ndryshe…
Analistët prapë u gëzuan e thanë “shpërtheu Meta”. Asnjë shpërthim nuk u pa. Nesër qeveria shkon në punë njësoj si sot. Edhe pse meta tha se “ve në dispozicion mandatet”. Po mandatet në demokraci janë gjithë kohës në dispozicion.
Meta tha se “e dua Ramën kryeministër, në qoftë se fiton mirëbesimin e opozitës”. Po ku ka qeveri në botë, në shekullin tonë që “fiton besimin e opozitës”. Atëherë ka rënë demokracia. Vetëm diktatura komuniste fitonte besimin e opozitës që ishte Fronti Demokratik.
Sikur protesta qytetare e udhëhequr nga Opozita ka zënë sheshet dhe bulevardet për shkak të “dashurisë ose mos-dashurisë” së Ramës me Metën. Çështjen themelore të vendit këta e anashkalojnë me “qetësi e dashuri”.
Meta kaq tha; atë që kishte thënë njëmijë herë e deri në sekondën e fundit.
Ishte edhe pak qesharake. Sepse nuk ishte nevoja të mblidhej Kryesia, kur kryetari është kryesi, Parti, ligj dhe individ- gjithçka.
Ja lexoni një fjali qesharake:
“Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, pasi analizoi me përgjegjësi të lartë situatën aktual politike që po kalon vendi, vlerëson për krizën politike dhe çështjen e zgjedhjeve se situata në politikë është tejet e tensionuar. Reforma zgjedhore dhe reforma në drejtësi janë të bllokuara. Ndërkohë që konstatojmë një rënie të dukshme të besimit të qytetarëve tek politika dhe institucionet”.
Ky që ka folur është në krye të institucioneve që “iu ka rënë besimi”.
/Veritas.com.al/