Ka nisur me tensione protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës. Simpatizantët e Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, ndonëse të paktë në numër, kanë hedhur tymuese dhe molotov drejt godinës së bashkisë në kryeqytet. Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se nuk ka persona të lënduar.
“Protesta sapo ka nisur, ku vetëm pak çaste më parë patëm edhe disa shishe molotov drejt bashkisë së Tiranës. Disa prej protestuesve kanë marrë vezë dhe fruta që pritet t’i hedhin drejt bashkisë së Tiranës në shenjë proteste.
Protesta ka një pjesëmarrje të ulët, ashtu sikurse edhe në të mëparshmet, por pavarësisht se numri i simpatizantëve të PL dhe Rithemelimit, nuk kanë munguar aktet e dhunës dhe sendet e forta drejt bashkisë. Protesta parashikohet disa orë.”, raportoi gazetari.