Sot kryeministri i sapo- zgjedhur në Kosovë, Ramush Haradinaj, ka nisur një vizitë zyrtare në Tiranë. Zoti haradinaj është pritur nga homologu i tij Edi Rama me protokollin më të lartë shtetëror.
Fillimisht është shtruar tapeti i kuq në Pallatin e Brigadave dhe pas kësaj në selinë e qeverisë, nën shoqërimin e Gardës Kombëtare. Zoti Haradinaj, i kujdesshëm me protololin, vizitën e parë si kryeministër jashtë republikës së Kosovës, e kreu në Shqipëri.
Me sa duket gjithë pesha e kësaj vizite është protokolli. Çështje të tjera të ditës mes Prishtinës dhe Tiranës- nuk ka. Por nuk ka mbi tavolinë as çështje të tjera ndërballkanike ku mund të pritet një akt i dy qeverive shqiptare në Ballkan.
Megjithatë, sot në mëngjes ësë vënë mbi tavolinë një agjendë takimesh të kryeministrit Haradinaj me personalitetet shtetërorë të Tiranës.
Agjenda e takimeve të Ramush Haradinajt:
Haradinaj dhe delegacioni që e shoqëron, do të pritet në orën 10.00 në Pallatin e Brigadave, ku do të zhvillohet ceremonia ushtarake e mirëseardhjes.
Në orën 10:05, Haradinaj do të ketë takim me homologun Rama dhe më pas një takim dypalësh mes delegacioneve.
Në orën 11:00, do të zhvillohet takimi inaugurues i Komisionit për organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, nën kryesinë e dy Kryeministrave.
Më pas, në orën 11:30, dy Kryeministrat do të kenë një Konferencë të përbashkët për shtyp.
Kryeministri i Kosovës do të ketë gjithashtu takime me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.
Kryeministri i Kosovës pritet të takohet edhe me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.
Haradinaj do të ketë edhe një takim me ish-kryeministrin, Sali Berisha.
Veritas.com.al/