KOMENT/
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kryetaren e KED-së, Vitore Tusha.
“SHBA do vazhdojë mbështetjen e saj në mënyrë që Reforma në Drejtësi të japë rezultate”, shkruan më tej Kim.“Unë u takova me gjyqtaren Tusha për ta falënderuar atë për udhëheqjen e KED, që mundësoi funksionin e Gjykatës Kushtetuese. Tusha ka përgjegjësinë të drejtojë Gjykatën Kushtetuese në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme. SHBA-ja do të vazhdojë me mbështetjen e saj në mënyrë që Reforma në Drejtësi të japë rezultate”, shkruan ambasadorja Kim.
Ky institucion vetëm pak javë më parë u bë funksional me plotësimin e kuorumit të gjyqtarëve.
Takimi i ambasadores Kim me zonjen Tusha ndodh ne nje moment shume delikat per Reformen ne Drejtesi: Gjykata Kushtetuese edhe eshte ngritur, por nuk eshte plotesuar. Çeshtjet e medha qe pritet te paraqiten ne Kushtetuese, jane te porta e Gjykates, por nderkohe jane edhe çeshtje shume te diskutuara ne publik. Nese çeshtja e shkarkimit te Presidentit, çeshtja e zgjedhjeve lokale, vrasjet e bujeshme gjate periudhes se pushtetit te vjeter, nuk do te gjykohen me shpaten e Perendise se Drejtesise, atehere rrezohet gjithe godina e Reformes ne Drejtesi.
Ambasadorja i ka thene zonjes Tusha nje fraze me shume ngarkese: ” ka pergjegjesine te drejtoje Gjykaten Kushteteuese ne shqyrtimin e ceshtjeve te rendesishme’. Por nese Tusha mban anen e klienteve si Meta, atehere cfare ferri do te perjetje Drjtesia?
Me siguri, aleatet SHBA dhe BE qe kane iniciuar Reformen e njohin anesine e zonjes Tusha, sikurse dine edhe cili eshte cili prej te gjitheve. Interesi i tyre eshte qe te mos deshtoje Reforma. Prandaj po i mbajne ne duar me kujdes ‘minat’ qe mund te shkaterrojne Reformen
Zonjes Tusha i kerkohet qe te ndjeke vijen e Drejtesise, pavaresisht nga interesat dhe simpatite personale.
VERITAS.COM.AL