Disa media kanë raportuar sot se Lulzim Basha ndërpret fushatën elektorale; nesër nuk do të jetë në fushatë si sot dhe ditët më parë.
Nuk ka dhënë asnjë njoftim, por është larguar jashtë vendit me avionin e linjës Tiranë- Frankfurt të orës 13.00, nga aeroporti i Rinasit.
Po nga të njëjtat burime të pakonfirmuara mësohet se zoti Basha udhëton sot padite nga Frankfurt për në Uashington.
Pak ditë më parë, që nga fshatrat e Korçës, Lulzim Basha kishte njoftuar se së shpejti ‘do të takohet me presidentin Trump’ të Shteteve të Bashkuara. Udhëtimi drejt Uashingtonit, sot pasdite, pa dhënë asnjë njoftim, të sjell mendimin se po realizohet takimi i Bashës me administratën e lartë të zotit Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Nuk do të kishte asnjë arsye tjetër madhore për të ndërprerë fushatën zgjedhore, veçse një takim me presidentin Trump, që do të justifikonte mungesën e Lulzim Bashës në këto momente kaq madhore për fatin e zgjedhjeve të 25 qershorit.
Veritas.com.al/