Senatori Amerikan, Ron Xhonson ka vizituar Serbinë ditët e fundit dhe ka mbajtur një takim me presidentin Vuçiç. Vucic i ka kërkuar ndihmë Amerikës ‘për stabilizimin’ e Ballkanit, por nuk ka thënë gjë ku ndodhet destabilizimi.

“I kërkova Shteteve të Bashkuara të na ndihmojnë në stabilizimin e Ballkanit”. Ka qenë ky apeli i Presidentit serb Aleksandër Vuçiç drejtuar senatorit amerikan Ron Xhonson, me të cilin ai është takuar në Beograd. Vuçiç konfirmoi gatishmërinë e Serbisë për të arritur një kompromis me Kosovën, por theksoi se zgjidhja duhet të kënaqë të dyja palët.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç i ka kërkuar ndihmë Shteteve të Bashkuara në stabilizimin e rajonit të Ballkanit.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me senatorin republikan Ron Johnson, i cili shërben si kryetar i Komitetit për Sigurinë e Brendshme dhe Nënkomitetit për Europën, Vuçiç kërkoi që Uashingtoni të ndërhyjë duke i kërkuar shqiptarëve të Kosovës të jenë gati për një kompromis të vërtetë në çështjen me Serbinë.

Palët ranë dakord se durimi dhe fleksibiliteti janë dy pikat kyçe për zgjidhjen e të gjitha problemeve në rajon, përfshi këtu edhe marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Kemi qëndrime të ndryshme sa i përket lidhjeve tona me Kosovën. Shtetet e Bashkuara kanë njohur shpalljen e njëanshme të pavarësisë, ndërsa ne jemi në bisedime dhe shpresa jonë është që të mund të arrijmë një kompromis. Beogradi është gati, por zgjidhja duhet të kënaqë të dyja palët,” u shpreh Presidenti serb në konferencën për shtyp.

Veritas.com.al/