Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping, të enjten, kundërshtuan si përpjekje ‘kundërproduktive’ për të fajësuar Pekinin për vonimin e informimit të botës për koronavirusin, tha Kremlin.

Putin dhe Xi folën pasi administrata e Presidentit amerikan Donald Trump e akuzoi Kinën për mos shpërndarjen e të dhënave më shpejt.

Uashingtoni po heton gjithashtu origjinën e koronavirusit – i cili ka vrarë më shumë se 140,000 njerëz në të gjithë botën – duke thënë se nuk përjashton që sëmundja të vinte nga një laborator që studionte lakuriqët në Wuhan, Kinë.

Kremlini tha që gjatë bisedave telefonike me Xi, Putini vlerësoi “veprime të qëndrueshme dhe efektive” të kinezëve “të cilat lejuan që situata epidemiologjike në vend të stabilizohet”.

Udhëheqësit nuk iu referuan Shtëpisë së Bardhë drejtpërdrejt, por theksuan “kundërproduktivitetin” e përpjekjeve për të fajësuar Kinën për mos informimin e botës sa duhet shpejt për shfaqjen e një infeksioni të ri të rrezikshëm.

Xi i quajti përpjekje për të politizuar pandeminë “të dëmshme për bashkëpunimin ndërkombëtar”, sipas agjencise shteterore te lajmeve Xinhua.

Xinhua gjithashtu raportoi se Putin kishte quajtur “përpjekje të disa njerëzve për të zhytur Kinën” mbi virusin “të papranueshme”.

Që nga shfaqja në Kinë në fund të vitit të kaluar, pandemia ka kthyer botën me kokë poshtë, duke detyruar gjysmën e njerëzimit te mbyllet brenda dhe duke dërguar ekonominë globale në rënie.

Putin dhe Xi gjithashtu theksuan “partneritetin strategjik” të të dy vendeve dhe thanë që Rusia dhe Kina ishin të gatshme të ndihmojnë njëri-tjetrin gjatë pandemisë duke shkëmbyer specialistë dhe duke furnizuar pajisje mjekësore, pajisje mbrojtëse dhe ilaçe, tha Kremlin.

Veritas.com.al/