(FOTO: Vladimir Putin dhe Rex Tillerson. Foto: Arkiv)

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë duke u gërricur nëpër dhëmbëza që në momentin kur presidenti Donald Trump urdhëroi sulmet ajrore mbi asetet ushtarake të regjimit të Asad në Siri javën e  kaluar.

Por tani presidenti i Rusisë Vladimir Putin i ka mbyllur derën bisedimeve në takimin “face- to-face” me Sekretarin e  Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Rex Tillerson. Është parashikuar që këtë javë Rex Tillerson të jetë në Moskë për bisedime mbi Sirinë.

Rusia ka mbështetur prej kohësh Presidentin Sirian, Bashar Assad  dhe ka refuzuar pohimin e Shteteve të Bashkuara se diktatori urdhëroi sulmin e fundit me armë kimike në Siri, ku u vranë njerëz të pafajshëm, mes tyre edhe fëmijë.

/Veritas.com.al/