Presidenti rus, Vladimir Putin, priti sot në Kremlin kandidaten favorit për presidente të Francës, Marine Le Pen, sipas imazheve të publikuara nga televizioni rus.
Presidenti rus garantoi se Rusia nuk do të ndërhyjë në zgjedhje sipas citimeve të bëra nga agjencitë ruse të lajmeve.
“Ne nuk duam në asnjë rast të kemi influencë në ngjarjet që do të vijnë, por ne ruajmë të drejtën që të komunikojmë me përfaqësuesit e të gjitha forcave politike të vendit, sikurse bëjnë partnerët tanë evropianë apo SHBA-ja”, deklaroi presidenti rus, i cituar nga agjencitë ruse të lajmeve.
/Veritas.com.al/