Në fjalimin e tij të parë drejtuar kombit rus, që pas fillimit të luftës në Ukrainë, presidenti Vladimir Putin shpalli mobilizm të pjesshëm ushtarak. Putin deklaroi se është shumë e nevojshme për të marrë masa urgjente për të mbrojtur njerëzit në Donbas dhe për të çliruar tokat.
Putin shton se dekreti tashmë është firmosur dhe mobilizimi i pjesshëm nis prej ditës së sotme. Sipas këtij vendim, pritet që ushtrisë t’iu bashkohen rezervistët, ndërkohë që edhe qytetarët që dëshirojnë të mobilizohen do të kenë statusin e forcave të armatosura. Ministri rus i mbrojtës tha se janë 300,000 rezervistë që do të thirren për të luftuar.
Pressidenti rus akuzoi Preëndimin se ka për qëllim që të shkatërrojë Rusinë dhe se po i përdor ukrainasit si ‘mish për top’. Ai shtoi se vendet perëndimore po e tregojnë nga dita në ditë se nuk duan paqe mes Ukrainës dhe Rusisë. Putin tha se i mbështet referendumet urgjente në pjesë të Ukrainës që janë aktualisht nën kontrollin rus, si në Dontesk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson.
‘Dekreti është nënshkruar, është çështje e mbrojtjes së territorit tonë të vendit tonë’ tha presidenti në fjalimin para popullit ditën e sotme.
Perëndimi dëshiron të na shkatërrojë. Vetë Perëndimi e ka bërë popullin ukrainas mish për top. Synimi ynë është të çlirojmë Donbasin, tashmë pothuajse plotësisht të çliruar. Perëndimi nuk dëshiron paqe mes Rusisë dhe Ukrainës’.
Unë i kam dhënë një mandat qeverisë për t’u dhënë status ligjor vullnetarëve që luftojnë në Donbas. Shumica e njerëzve në atë zonë historike në Ukrainë nuk duan të qëndrojnë nën zgjedhën e neo-nazistëve. Për ta arritur këtë (çlirimin e Donbass) operacioni special ushtarak është zgjidhja e pashmangshme. Objektivi që mbetet i pandryshuar. Sa i përket propozimit të referendumit për t’i kaluar Rusisë (në katër rajone të shpërndara midis Donbasit dhe Ukrainës jugore), ne i mbështesim ata popuj. Rusia do të bëjë gjithçka për të siguruar që referendum’- tha Putin.
Ndërkohë, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, kërcënon me sanksione të reja kundër Moskës në përgjigje të “referendumeve të paligjshme” që shkelin “pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës në shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar”.
Vendet perëndimore kanë dënuar planet e Moskës për të mbajtur të ashtuquajturat referendume urgjente në pjesë të Ukrainës që janë aktualisht nën kontrollin rus.
SHBA, Gjermania dhe Franca kanë thënë se nuk do t’i njihnin kurrë rezultatet e këtyre votimeve “të rreme”. Aleanca ushtarake e NATO-s tha se planet parashikonin një përshkallëzim të luftës.
Kancelari gjerman Olaf Scholz kritikoi planet ruse për vota “të falsifikuara”, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron i etiketoi ato një “parodi” të demokracisë.