(FOTO: Ambasada Amerikane në Moskë. Do të lejohen të punojnë vetrëm 455 anëtarë të stafit)/
Presiudenti Rus, Vladimir Putin ka njoftuar se 755 anëtarë të stafit duhet të lënë misionin e Shteteve të Bashkuara në Rusim në përgjigje të sanksioneve të reja të Shteteve të Bashkuara kundër Moskës.
Vendimi për të përzënë stafin u mor të Premten, por zoti Putin sapo ka njoftuar numrin që duhet të nisë largimin që më 1 shtator.
Kjo e sjell numrin e anëtarëve të stafit diplomatik amerikan në 455, aq sa ka Rusia në Uashington.
Kjo mendonhet se është dëimi më i madh i diplomatëve deri më sot nga ndonjë vend, në historinë moderne- tha Laura Bicker e BBC në Uashington.
Zoti Putin e bëri këtë goditje me një notë pajtuese, duke trënë se se nuk donte të impononte më shumë masa, por njëkohësisht ai tha se nuk mund të ndryshojë që lidhjet të ndryshojnë “ndonjëherë kaq shpejt”.
Zoti Putin i tha televizionit Rus se “më shumë se 1,000 persona punonin dhe po punojnë akoma” në ambasadën dhe në konsullatat e Shteteve të Bashkuara, dhe se këta “750 duhet të ndalojnë aktivitetin e tyre në Rusi”.
Zoti Putin pranoi se mund të merrte edhe masa të tjera, por siç tha “Jam kundër kësaj përderisa sot është ditë pushimi” .
Veritas.com.al/