(FOTO: Pamje nga vendi i ngjarjes pas aksidentit)/

Lajmi është bërë i ditur vetëm sot, por ngjarja tragjike ka ndodhur dje në festën e 1 Majit, në fshatin Adriatik të Milotit

Burime zyrtare nga policia lokale bënë me dije se rreth orës 14:30 janë sinjalizuar për aksidentin. Menjëherë pas marrjes së informacionit, Policia ka konstatuar se automjeti tip “Lançia” me targë AA 389 MO, me të cilin po udhëtonin tre të rinjtë drejt kryeqytetit kishte dalë nga rruga, duke u përmbysur në kanal. Pas kryerjes së veprimeve paraprake hetimore, hetuesit e çështjes thanë se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë.

Viktimat e aksidentit të djeshëm janë Simon Kaza 20 vjeç, Juli Margjini 22 vjeç dhe Bert Marku 17 vjeç. Makina drejtohej nga Margjini, i cili humbi kontrollin duke përfunduar në kanal.

Në këtë zonë, pikërisht në vendin ku 3 të rinjtë, dy nga fshati Adriatik dhe njëri nga Tirana, kanë ndodhur më herët edhe aksidente të tjera.

Vitin e shkuar në të njëjtin vend ndodhi një aksident fatal. Dy familje që udhëtonin në një mjet, përfunduan në kanal në tentativë për të shmangur gropat në rrugë.

Më aksidentin tragjik mbeti i vdekur Lekë Kola. 5 vite më parë, në një tjetër aksident tragjik në këtë vend humbën jetën dy persona nga Mamurrasi.Veritas.com.al/