Qeveria e Theresa May ka humbur ngushtë në votimin kyç mbi ligjin e Brexit pas rebelimit të 12 parlamentarëve të Partisë Konservatore Britanike.

Në një goditje kundër kryeministres Theresa May, anëtarët e Parlamentit votuan për t’i dhënë Parlamentit garanci ligjore për votimet në marrëveshjen finale të Brexit në lidhje me Brukselin.

Qeveria  ka argumentuar se kjo mund të rrezikojë shanset e saj për një largim të butë nga BE.

Pavarësisht nga përpjekjet e minutës së fundit për tu ofruar koncesione rebelëve, një amendament i ligjit u mbështet nga 309 përballë 305 parlamentarëve që nuk e mbështetën.

Nga 12 parlamentarët Konservator që votuan kundër qeverisë, tetë prej tyre janë ish- ministra.

Njëri prej tyre, Stephen Hammond, është  shkarkuar si zëvendës kryetar i Konservatorëve për shkak të votës.

“Sonte e vura vendin në kushteutshmëri para partisë dhe votova mbi principet e mija për t’i dhënë parlamentit një votë me kuptim”, shkroi ai në Tëitter.

Qeveria tha se është “e dëshpëruar” për humbjen- në humbjen eparë mbi Brexit-in- pavarësisht nga “siguria e fortë”

Kjo është hera e parë që Theresa MAy ka humbur gjatë detyrës së saj në Dhomën e Përfaqësuesve. Ajo duhet të përballet nesër në Bruksel me liderët e tjerë të BE vetëm pak orë pas humbjes në Parlament.

Veritas.com.al/