Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zyrtarizuar krijimin e një “komiteti të posaçëm” për përballimin e krizës nga lufta në Ukrainë.
 Këtë deklaratë, numri një i qeverisë e dha gjatë një konference të thirrur me gazetarët.

Rama shtoi se një krizë e paralajmëruar e energjisë elektrike nuk përfshinte edhe preludin e një agresioni të armatosur rus.

 

Duke iu kthyer çmimit të naftës, kryeministri ravijëzoi se është një krizë e pandodhur më parë që mund të precipitojë deri në 300 dollarë/fuçia.

 

Kjo, sipas një deklarate të një zyrtari rus.

“Shqipëria është drejtpërdrejt e prekur si të gjithë vendet e tjera”, garantoi kreu i qeverisë.

Ndërsa fliste për rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri, Rama kujtoi kontributet që përfshihen në tarifën e saj.

Kontribute, të cilat, vendet e tjera i paguajnë jashtë çmimit të naftës, sqaroi kryeministri.

“Çmimi i naftës nuk varet nga qeveria, që ngre çmime apo që ul çmime të mallrave të konsumit, por i vendos tregu”, shtoi Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se në kuadër të paparashikueshmërisë që ka situata në Evropë, autoritetet janë të përgatitura për të gjitha skenaret.

Kryeministri paralajmëroi se ndër skenarët e mundshëm, ai më dramatik, do të jetë shkurtimi i energjisë dhe naftës.

“Do bëjmë çmos për të mbrojtur qytetarët tanë”, u angazhua në fjalën e tij Rama.

Lidhur me realitetet paralele mes Ukrainës dhe Shqipërisë, lufta sipas kryeministrit nuk rëndon “me bomba sipër nesh”, por me pasoja ekonomike.

“Kjo është më e keqja nga të treja”, vijoi kryeministri kur kujtoi situatën pas tërmetit dhe pandemisë.