Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun britanik, Rishi Sunak. Zyra e shtypit të kryeministrit britanik njofton se ata kanë diskutuar për marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve, duke vënë në dukje bashkëpunimin e rëndësishëm dypalësh, duke përfshirë tregtinë dhe investimet.

Kryeministri britanik vuri në dukje progresin e fortë të bërë nëpërmjet partneritetit MB-Shqipëri për migracionin. Udhëheqësit pranuan se duhet bërë më shumë punë për sfidën e migracionit të paligjshëm në Evropë, temë për të cilën do të flitet edhe në takimin e Komunitetit Politik Evropian në MB në korrik.

Ata nënvizuan rëndësinë e sigurimit të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë. Duke iu kthyer situatës në Lindjen e Mesme, udhëheqësit diskutuan rëndësinë e trajtimit të rritjes së antisemitizmit në botë dhe mbrojtjen e vlerave të përbashkëta të tolerancës dhe respektit./abcnews.al