Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje delegacionit rus në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, që po zhvillohet në New York, mbledhje e cila kryesohet nga Shqipëria.
Delegacioni rus pyeti Ramën, se përse presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të mbajë fjalën e tij, para anëtarëve të Këshillit.
Rama u shpreh se e gjitha është procedurë dhe shtoi se nëse delegacioni rus nuk do që Zelensky të flasë, atëherë Rusia duhet të ndalë luftën.
“Mora shënim komentet e bëra nga delegacioni rus dhe në përgjigje do të doja të konfirmoja se të gjithë anëtarëve të Këshillit, i është dërguar lista e personave që do të flasin në rendin e caktuar, në këndvështrimin tim do të kishte qenë e preferueshme që kjo çështje procedurore të ishte zgjidhur në nivel teknik përpara celjes së këtij debati të hapur që ne të kishim pasur mundësi të procedonim menjëherë te thelbi i diskutimeve tona sot.
Dua t’ju kujtoj se paragrafi 33 i dokumentit presidencial S, 2017, 507, dakordësuare njëzëri, shprehet se kur anëtarë të rinj ftohen të flasin në KS, ata që kanë interes të drejpërdrejtë për çështjen në diskutim mund të flasin përpara anëtarëve të Këshillit nëse ky është rasti, dhe mbyll citimin. Duke pasur parasysh temën e debatit të sotëm të hapur, ftesa përpresidentin Zelensky që të flasë përpara anëtarëve të Këshillit, është një konfirmim i plotë i paragrafit 23/33 e po kështu, dhënia e fjalës, së pari për presidentin Zelensky, do t’i japë mundësi anëtarëve të tjerë të Këshilli që t’u përgjigjen komenteve të tij.
Dua t’i siguroj kolegët tanë rusë dhe të gjithë ata që janë këtu, se ky nuk është një veprim i posaçëm i presidencës shqiptare. Më duhet se duke ardhur nga ju gjithë ky leksion i shkeljes së rregullave në këtë ndërtetë është një goditje mjaft mbresëlënëse por duke qenë se e përsëritët shumë herë shkelja këtu ka të bëjë me faktin që presidenti Zelensky do të flasë përpara anëtarëve të Këshillit ka një zgjidhje për këtë. Ju ndaloni luftën dhe presidenti Zelensky nuk do të mbajë fjalën. Ajo çfarë e bëri të rëndësishëm atë për të gjithë ne ta dëgjojmë, vjen nga diçka që e keni bërë ju. Faleminderit shumë. Mbani shënim dhe do të vijojmë me seancën tonë.”, theksoi Rama