Kryetari i Partisë Socialiste është ndalur këtë të hënë në Sarandë, me të rinjtë sipërmarrës të këtij qyteti.
Rama tha se për të përjashtuar evazionet fiskal, për sezonin e pikut kanë menduar një opsion për bizneset, duke u dhënë mundësinë që të mos kenë kontrolle tatimore, duke bërë një parapagesë në 65% dhe më pas gjatë muajve të dimrit, 30%.
“Bëni shumë hile me numrin e shtretërve të zënë, duhet ta pranoni, çështja është që kjo hile na pengon të bëjmë më shumë për qytete sepse nuk i jepet mundësia bashkisë të mbledhë të ardhurat që i takojnë nga okupimi i shtretërve.
Në Sarandë dhe Ksamil, nuk pretendon dot dikush që në korrik-gusht ka shtretër bosh, por po të shikosh deklarimet tuaja, duket sikur jetoni në krizë. Ne ulëm TVSH pikërisht për këtë, dhe prapë se prapë ju bëni sikur nuk kuptoni.
Megjithatë për të hyrë në një proces normalizmi dhe për të evidentuar dhe atë ardhjen e inspektorëve te dera, atëherë ne duke bërë dhe konsultim me ekspertizë ndërkombëtare kemi vendosur t’i japim një opsion strukturave hoteliere për të pranuar një paradeklarim me marrëveshje që për periudhën e pikut, nëse nuk duan kontroll, të paraguajnë 65%, që besoj se është shumë më ulët me të vërtetën, por duam ta nisim kështu. Kush paguan maj-shtator 65% nuk ka asnjë kontroll, por ka pas dhe 30% e muajve të dimrit që bën balancë për mundësin që të vazhdojnë të mbahen minimumi i stafeve. Ata që do pranojnë këtë marrëveshje nuk do kenë kontroll nga tatimet”, tha Rama.
Komente