Kryeministri Edi Rama tha se javën tjetër do të hapet gara për aeroportin e Sarandës.

“Aeroporti i Vlorës është një aset i ri për ekonominë shqiptare, ne do të hapim katër aeroporte. Mbase javën tjetër, do të lancojmë garën për aeroportin e Sarandës, ndërkohë që gara për Vlorën është mbyllur. Pista e Vlorës, janë të tilla që udhëtimet për në Nju Jork të jenë edhe nga Vlora. Unë s’i ndahem gjërave që them, sepse gjërat bëhen jo gjithmonë kur dëshiron sepse ka dhe faktorë të tjerë. Por “Fan Nolin” do e çojmë në SHBA. Në Shqipëri, numri i vizitorëve do të rritet shumë, sepse nuk janë vetëm këto porta, por do të jenë edhe dy porta të vogla, ai sportiv i Gjirokastrës dhe Korçës, që ndonëse të një niveli tjetër, janë mundësi të hysh”, tha Rama

VERITAS.COM.AL