Në turin falenderues për votën e 14 majit, kryeministri Rama u ndal në Vlorë ku kërkoi reflektim në mënyrë që, sic tha ai, gjërat e bëra keq deri më tani të mos vijojnë të bëhen keq.
“Duhet të kuptojmë se njerëzit nuk e kanë dhënë votën nga kënaqësia e madhe për mrekullitë që kemi bërë ne, por e kanë dhënë nga besimi i madh, që kanë dhe nga pritshmëria e lartë që kanë për ne. Kjo do të thotë që në cdo bashki ka mësime të mëdha për të nxjerrë, se ne nuk kemi marrë votën e vlonjatëve për hipotekën e Vlorës. Vlonjatët nuk kanë ardhur më 14 maj t’i japin 71% Ermalit se janë të lumtur me cfarë bën hipoteka e Vlorës.
Hipoteka e Vlorës është turpi i PS të Vlorës, turpi i PS të Shqipërisë. Mora një shembull mund të marr edhe shembuj nga qeveria qendrore po të doni, për njerëz që na kanë turpëruar, por ama këto shembuj na vlejnë jo për të kthyer kokën pas e për të theënë ‘ne s’kemi punë’, por për të bërë cmos që ato gjëra që janë bërë keq të mos vazhdojnë të bëhen keq, dhe njerëzit e këqinj mos kenë vend në asnjë vend ku PS përfaqësohet pavarësisht se me kë janë të lidhur, kë kanë krushk, gjak, komshi. Është shumë e rëndësishme që në partin e Vlorë të bëhet një reflektim i madh në lidhje me këtë, që partia mos jetë instrumenti I përfitimeve të një grushti njerëzish. Duhet të mishërojë ambicien tonë për Vlorën” -u shpreh Rama.
“Të gjithë duhet ta kenë të fiksuar në kokë se pika e parë e programit qeverisës së PS dhe bashkive duhet të jetë njerzillëku. Gjëja më e rëndësishme është që ne jo vetëm ta kuptojmë, por ta reflektojmë faktin që nevojat e njerëzve janë shumë më të mëdha se mundësitë.” vijoi më tej Rama.