Kryeministri Rama ka anuluar udhëtimin për në Asamblenë e OKB dhe është kthyer në Tiranë menjëherë pas lajmit mbi tërmetin.

Sapo ka mbërritur në Tiranë ka mbledhur qeverinë mbi masat e menjëhershëm që do të merren.

Pas qeverisë kryeministri Edi Rama ngre më këmbë edhe deputetët socialistë për shkak të tërmeteve. Kreu i qeverisë ka thirrur një mbledhje emergjente të grupit parlamentar socialist paraditen e nesërme.

Mbledhja do të zhvillohet nesër rreth orës 11:00 në Kryesinë e Kuvendit. Po përveç deputetëve në mbledhje do të marrin pjesë edhe ministrat dhe krerët e bashkive.

Kreu i qeverisë ka lajmëruar mbledhjen e qeverisë në orën 23:30.