Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e nderimit të Gjeneral Major Abbas Ibrahim me Yllin e Madh të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike, tha se ai ka qenë arsyeja pse shumë fëmijë u shpëtuan nga kampet në Siri.
Siç thoshte poetja amerikane Maja Angelou, hero është ai që ka si qëllim ta bëjë botën një vend më të mirë për të gjithë, dhe nuk përshkrim më të saktë për gjeneralin Abaz Ibrahim.
Kryeministri përmendi rast pas rasti , ndihmën e madhe që gjenerali ka dhënë, në operacione që siç tha ai, ishin njëri më i vështirë se tjetri.
“Ju kujtohet operacioni për Alvinin, e pra ai operacion u kurorëzua falë gjeneralit, qe e kemi këtu, për ta nderuar.
Po ashtu shpëtimi i 5 fëmijëve të tjerë më pas, dhe me pas i 14 të tjerëve me 5 nëna, dhe sot e gjithë ditën përpjekjen që vazhdon për të nxjerre pengun e fundit.
Operacione njëri më i vështirë se tjetri, me problematika komplekse nga grupet e rrezikshme atje dhe me pandeminë, e pra sot sidoqoftë , përtej këtyre , Alvini, Endri Dumani etj marrin frymë lirisht dhe bëjnë jetë të sigurt, falë dikujt që u bë për ta një prind i panjohur në distancë, nuk u dorëzua deri kur i përcolli ne derën e avionit.
Ai mishëron kulturën dhe mirësjelljen dhe përmes punës së tij ndan jo vetëm me bashkësinë në Liban por me te gjithë një mesazh humanizmi, lirie dhe të drejtash”, tha kryeministri.
Kreu i qeverisë tha se falë këtyre operacioneve u pa qartë ‘ se sa e verbër është rruga që ndoqën baballarë të qorruar nga ekstremizmi që morën me qafë fëmijë e tyre’.
“Operacionet e zhvilluar me sukses nga ai, e kanë ndihmuar gjithë opinion tonë të kuptojë se sa e verbër është rruga që ndoqën baballarë të qorruar nga ekstremizmi që morën me qafë fëmijë e tyre.
Sot më shumë se kurrë njerëzit e dinë absurditetin dhe aspektin çnjerëzor të futjes në rrugën e ekstremizmit.
Bazuar në të dhënat që punojmë, kemi nxjerrë me shumë se gjysmën, vahzdon përpjekja sepse ndërkohë janë rritur dhe vështirësitë, sepse ndërveprojnë me shumë koka dhe faktor të rrezikshëm.
E falenderoj për kurajon që na ka dhënë për të shpëtuar ata fëmijë dhe atë se mund ta mbajmë këtë zotim më tej.
Ai ka krijuar kushtet optimale për sigurinë e trupave shqiptare, po ashtu me ofrimin e të gjitha burimeve logjistike për të asistuar operacionin, që të komunikojmë me të tjerë që s’kishim mundësi.
Marrëdhëniet tona me Libanin janë më miqësore tashmë. Ndërsa Mark Ghorayeb, ishte ai që na ka prezantuar gjeneralin, dhe kështu është krijuar ky zinxhir miqësie e bashkëpunimi, në një qëllim përtej politikës e kufijve, që bota të bëhet një vend më i mirë.
Fjalët për ju nuk mjaftojnë asnjëherë për të shpërblyer veprën tuaj dhe sado unë të zgjatem përsëri do të jenë të pamjaftueshme, ashtu si medalja mbetet simbolike, nuk e thotë siç e thotë vepra juaj dhe rëndësia e saj. Ju i keni garantuar një të ardhme shumë të mirë shumë fëmijëve. Shqipëria është shtëpia juaj dhe vatra jonë është edhe e juaja”, tha Rama.