Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Romë në kuadër të një vizite dy ditore në Itali.
Rama është takuar me Ignazio La Russa, me Presidentin e Senatit të Republikës së Italisë.
Sipas kreut të qeverisë, në kuadër të vizitës së nivelit të lartë do të jetë mbledhja e Komitetit të Përbashkët të Investimeve.
“Romë – Me Presidentin e Senatit të Republikës së Italisë, Ignazio La Russa, në nisjen e vizitës së nivelit të lartë, ku në qendër do të jetë mbledhja e Komitetit të Përbashkët të Investimeve”, shkruan Rama në Facebook.