MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë qëndrimit në Shkup në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor tha se vendet duhet të shohin përtej ngjyrave të flamujve dhe të bashkëpunojmë ngushtësisht në të gjitha fushat, me qëllim përafrimin e tyre me Bashkimin Evropian.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se Shqipëria mbështet një bashkëpunim rajonal të fortë me të gjitha vendet. Sipas tij, Ballkani Perëndimor nuk duhet të mbahet mend vetëm për “përleshje”, por edhe për akte që do t’u shërbejnë bizneseve dhe qytetarëve dhe këtu veçoi “krijimin e tregut rajonal”.

“BE do ketë zgjedhje, për momentin nuk është në pozicioni të leverdishëm. Kur ata janë në formë të mirë, ne jemi në formë të keqe dhe anasjelltas, shpresoj se çdo gjë do të shkoj siç duhet. Thellë jam i bindur se ka hapësirë për përmirësim për shkak se duhet të jemi më ambiciozë dhe të kërkojmë më shumë. Ta bëjmë atë që mund ta bëjmë tani. Kur flasim për Shqipërinë, ne jemi të lumtur që nuk jemi aq patriot, dhe s’jemi të lidhur me ngjyrat e flamujve dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjithë dhe të bëjmë presion për ta bërë këtë punë. Nëse e bëjmë këtë, do jetë diçka e madhe për të gjithë ne. Duhet të na mbajnë mend jo vetëm për përleshje, por që kemi bërë diçka për biznesmenët dhe për qytetarët tanë. Le të fillojmë ku të tregojmë miqve tanë të Bosnjës duhet ta ratifikojnë vendimin dhe t’u lejojnë qytetarëve të Kosovës që të lëvizin lirshëm”, tha kryeministri Rama./