Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas thirrjeve të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe figurave të tjera të saj, drejtuar qeverisë për të ndryshuar strategjinë e testimit, si e vetmja mënyrë për të zbuluar shkallën e vërtetë të përhapjes së koronavirusit në Shqipëri.
Edi Rama vë në dukje se strategjia e testimit për Covid-19 nuk është detyrë e qeverisë, por e Komitetit Teknik që udhëheq luftën kundër koronavirusit.
“PD s’mund të japë mend as për tabelën e shumëzimit, jo më për strategjinë e testimit! Strategjia e testimit është detyrë e Komitetit Teknik që udhëheq luftën në vijën e zjarrit.Detyra e politikës, qeverisë a opozitës është të dëgjojë dhe mbështesë ekspertët. Të tjerat janë 7×7=42”, shkruan kryeministri Edi Rama.
VERITAS.COM.AL/