Disa persona publikë janë dëmtuar nga një lojë mashtruese me kompjutera që imitojnë numrin e telefonit. Kështu bën me dije kryeministri Edi Rama, i cili përmes një reagimi në rrjetet sociale u bën thirrje të gjithë atyreve që kanë marrë mesazhe në emrin e personave publikë, të verifikojnë paraprakisht vërtetësinë e dërguesit, që të shmangin kurthin e kësaj loje kriminale.
‘Një lojë mashtruese me kompjutera që imitojnë numrin e telefonit ka dëmtuar disa persona deri më sot. Policia e Shtetit ka ndaluar dhe çuar para drejtësisë disa prej këtyre mashtruesve, të cilët kanë arritur të marrin para prej të dëmtuarve. Por ndërkohë që policia vazhdon punën e saj për identifikimin e të tjerëve, u sugjeroj të gjithë atyre që marrin mesazhe në emrin e personave publikë, të verifikojnë paraprakisht vërtetësinë e dërguesit, që të shmangin kurthin e kësaj loje kriminale”-thuhet në reagimin e Ramës.