Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm për zgjedhjet në Kukës mes kandidatit socialist Albert Halilaj dhe atij të Berishës, Emri Vata. Ky i fundit rezulton me mbi 3600 vota mbrapa rivalit të tij nga PS.
Rama shprehet se tashmë ku avantazh është i pakthyeshëm dhe se është tregues i besimit të qytetarëve.
Reagimi i Ramës:
Kur janë numëruar pak më shumë se gjysma e kutive të votimit, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit ka një avantazh të pakthyeshëm prej thuajse 3000 votash, i cili do të thellohet ende deri në kurorëzimin e një fitoreje shembullore, që flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj nesh, si edhe për detyrimin tonë të madh ndaj tyre, për të bërë shumë më shumë akoma për Kukësin.