Sipas Ramës, i gjithë buxheti ka për tagër arritjen e vizionit “Shqipëria 2030”.
Ky është një buxhet i ndërmjetëm sipas tij, mes fazës së imponuar nga fatkeqësitë natyrore dhe fazës së re të zhvillimit.
“Skema e tij është dëshmi e një arritjeje domethënëse të këtyre dy viteve të vështira, për të mbetur ambiciozë për të nesërmen. Plagët e tërmetit po mbyllen, ato të pandemisë po trajtohen. Asnjë sektor apo reformë nuk është lënë pas dore”, theksoi kryeministri në fjalën e tij.
E parashikuar në buxhet është edhe kriza e pritshme energjetike. Pavarësisht asaj, do të ketë një rritje të mbështetjes për kategoritë në nevojë.
Kështu, për mbi 15 mijë familje, pritet të dyfishohet ndihma ekonomike. Financime do të injektohet po ashtu në ekonomitë familjare dhe ato kombëtare.
Do të ketë ndërkaq ekuilibër mes rritjes së shpenzimeve dhe rritjes së sigurt afatmesme apo afatgjatë.
Taksat për pagat deri në 40 mijë lekë do të zërohen. Përgjysmohen ato 40 deri në 50 mijë lekë. Po ashtu përgjysmohet tatimi edhe mbi pagat 150 deri në 200 mijë lekë.
Një tjetër proces që prek buxheti, është edhe ai i digjitalizimit të plotë të shërbimeve. Sipas kreut të Qeverisë, ky proces, brenda vitit 2021, do të jetë tërësisht digjital për sa i përket shërbimeve publike të dokumenteve.
Një fat të njejtë pritet ta ketë edhe Kadastra, me digjitalizimin e dokumentacioneve.
Kontrolli i territorit do të mbetet parësor në programin e vitit 2022. Investim buxhetor të ndjeshëm do të ketë për digjitalizimin e këtij sektori.