Turqia do të jetë në krah të Shqipërisë edhe në përballimin e krizës ekonomike që ka goditur të gjithë globin. Kreu i qeverisë, Edi Rama ka njoftuar sot se janë gati projekte konkrete, bashkë me Turqinë, për të përballuar pasojat e krizës.
Rama shkruan se kanë dy projekte që i dedikohen dy sfidat më të mëdha, krizën energjetike dhe atë të mungesës së ushqimeve bazë, që erdhi si shkak i luftës në Ukrainë. Kryeministri Ka shpërndarë një foto nga takimi me Erdogan, ndërsa krahas saj shkruan se si gjithmonë ishte një takim vëllazëror. Prej së mërkurrës Rama ndodhet në Turqi ku po merr pjesë në ceremoninë hapëse të lojrave të solidaritetit Islamik.
“Takim si gjithnjë vëllazëror me Presidentin Erdoğan dhe projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të madhe të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë”, shkruan Rama.
Kjo nuk është hera e parë që Turqia mbështet Shqipërinë, pasi presidenti turk Erdogan ka qenë krah nesh edhe në përballimin e pasojave tragjike të tërmetit të vitit 2019, duke financuar ndërtimin e 522 banesave ne Laç.
Për shkak të krizës ekonomike, qeveria shqiptare miratoi paketen e dyte teRezistences Sociale, ndërsa Banka Shqipërisë ka paralajmëruar një situatë të vështirë ekonomike nga muaji shtator, pasi pritet një rritje rekord e inflacionit e për rrjedhojë rritja e çmimeve do të vijojë.
Sa i përket krizës energjetike, nga muaji shtator Rama ka paralajmëruar se mund edhe të mos përmbushim nevojat e furnizimit me energji elektrike, prandaj kanë bërë gati planin e kursimit, që parashikon nderprerje te energjise me fasha orare.