Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka shprehur keqardhje për jetët e humbura si pasojë e përmbytjeve të mëdha që kanë përfshirë Greqinë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri i vendit Edi Rama bën me dije se Ambasada Shqiptare në Athinë njofton qytetarët që ndodhen në zonat e prekura se mund të kontaktojnë direkt me Njësinë për Menaxhimin e Emergjencave Civile të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile të Greqisë, në numrin e aktivizuar të telefonit 112, i cili është vënë në dispozicion të shtetasve që kanë nevojë për ndihmë.
Gjithashtu, Kryeministri Rama iu bën thirrje që të gjithë shqiptarëve të prekur nga përmbytjet në zonat problematike të Greqisë që t’i drejtohen për çdo rast ambasadës shqiptare përmes numrit të emergjencës në dispozicion të qytetarëve dhe në adresën e email-it [email protected].
Postimi i Kryeministrit Rama:
Përmbytjet e mëdha shkatërruese në shumë rajone të Greqisë kanë shkaktuar humbje jetësh dhe dëme të mëdha. Keqardhje e madhe për jetët e humbura, ngushëllime vëllazërore familjeve të tyre dhe solidaritet i megjithëzemërt me të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi e jashtëzakonshme natyrore.
Ambasada jonë në Athinë njofton se qytetarët që ndodhen në zonat e prekura, mund të kontaktojnë
drejtpërdrejt me Njësinë për Menaxhimin e Emergjencave Civile të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile të Greqisë, në numrin e aktivizuar të telefonit 112, i cili është vënë në dispozicion të shtetasve që kanë nevojë për ndihmë.
Gjithashtu, iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të prekur nga përmbytjet në zonat problematike të Greqisë se për çdo nevojë t’i drejtohen Ambasadës sonë përmes numrit të emergjencës në dispozicion të qytetarëve dhe në adresën e email-it [email protected].