Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Turqi, me ftesë të presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdoğan.

Takimet që do të zhvillohen në kuadër të vizitës më 6-7 janar, marrëdhëniet bilaterale midis Turqisë dhe Shqipërisë do të rishikohen në të gjitha dimensionet, si dhe do të trajtohen hapat që mund të merren për zhvillimin e bashkëpunimit.

Mësohet se delegacioni shqiptar do të nënshkruaj disa marrëveshje me qeverinë turke.

Në takime gjithashtu do të shkëmbehen mendime mbi zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Pas takimit, kreu i qeverisë shqiptare dhe presidenti turk Erdogan, do japin edhe një konferencë për shtyp.

VERITAS.COM.AL