‘Një ish lider i dizenjuar nongrata nga SHBA-të për korrupsion madhor që përpiqet të kthejë përmbys me dhunë selinë e partisë së tij’.
Kështu e përshkruan ish Kryeministrin Sali Berisha, Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e tij më të fundit, atë për Klimën e Investimeve në vend, ku një seksion i posaçëm i dedikohet klimës së sigurisë dhe dhunës politike në Shqipëri.
E pikërisht si shembull të dhunës politike, DASH sjell Sali Berishën, të cilit i rikujton gjithashtu se në 21 Janar 2011, teksa ai qëndronte në zyrën e Kryeministrit, Garda e Republikës vrau 4 protestues.
“Dhuna politike është e rrallë, rasti më i fundit janë përpjekjet e udhëhequra nga një ish-lider shqiptar, i dizenjuar nga Qeveria Amerikane për korrupsion të konsiderueshëm publik, për të thyer selinë e partisë në janar 2022, çka kërkonte ndërhyrjen e policisë; si dhe protestat politike në 2019 që përfshinin raste të mosbindjes civile, dhuna e nivelit të ulët dhe dëmtimi i pronës, përdorimi i gazit lotsjellës nga policia. Më 21 janar 2011, forcat e Gardës qëlluan dhe vranë katër protestues gjatë një demonstrate të dhunshme politike”, shkruan DASH./m.j