Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, RENEA ka ushtruar kontrolle në qytetin e Shkodrës.
Operacioni është zhvilluar në kuadër të hetimeve që po kryen SPAK për “Masakrën e Dobraçit” ku humbën jetën Arlind Bushati, Hamza Lici, Flutura dhe Bashkim Basha.
Sipas asaj që raporton gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, forcat RENEA kanë ushtruar kontrolle gjatë mbrëmjes dhe në orët e para të mëngjesit në Shkodër dhe disa fshatra pranë.
Korrenspondentja e Klan News në Shkodër, Emi Kalaja ka mësuar se gjatë kontrolleve janë sekuestruar 5 automjete të blinduara.
Mësohet se në fokus të kontrolleve kanë qenë banesa të personave me precedentë penalë dhe të skeduar nga policia, referuar të njëjtave burime, janë gjetur armë dhe sende të jashtëligjshme, të cilat janë sekuestruar.
Akoma nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e SPAK, ndërsa detaje të tjera pritet të mësohen në vijim.
Komente