Të gjashta këto shtete do të jenë ‘kyç’ për atë se cilat parti politike do të kontrollojnë Senatin. Për deri tani, Republikanët mbajnë maxhorancën më të hollë, 51 vende, raporton Breitbart.

Sipas polleve të polleve ‘’Real Clear Politics’, Republikanët sot për sot shijnë një qeverisje të rehatshmenë tre prej këtyre shteteve: Tennessee (+6.5), North Dakota (+10.6), dhe Texas (+7.0).

Në tre shtetet e tjerë: Indiana, Florida, dhe Montana — mbështetja e Demokratëve arrin në dy deri tre pikë përpara.

Por siç u pa gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, sondazhet mund të jenë duke humbur diçka- një vlë entuziazmi të Republikanëve, i cili mund të kapet që në fillim të statistikave të votimit. Të mos harrojmë, sondazhet bazohen në hamendjen e atyre që i bëjnë sondazhet duke parë se si duket elektorati.

“TË dhënat e fundit sugjerojnë një entuziazëm të fuqishëm mes votuesve Republikanë që mund të lënë gjurmë n shpresat e Demokratëve për “valën blu” në zgjedhjet e mes- mandatit në muajin që vjen”, shkroi NBC ( i majtë ekstrem) në një analizë rreth këtyre të dhënave të marra nga TargetSmart.

Vetëm në Nevada, ku senatori Republikan Dean Heller ipo lufton për të mbajtur vendin e tij në Senat, janë Demokratët që lënë pas Republikanët. Deri tani, Heller është diku te 1.7 për qind në sondazhin e ‘Real Clear Politics’.

Republikanët gjithashtu po lënë pas Demokratët në Georgia, ku po zhvillohet në betejë e fortë guvernatoriale.

Këtu janë disa të dhëna mbi votuesit e deritanishëm:

Florida: 44 për qind R, 38 për qind D, 18 për qind të pavendosur.

Indiana: 51 për qind R, 39 për qind D, 10 për qind të pa vendosur.

Montana: 46 për qind R, 29 per qind D, 25 për qind të pa vendosur..

Tennessee: 63 për qind R, 30 për qind D, 7 për qind të pa vendosur.

Georgia: 52 për qind R, 43 për qind D, 5 për qind të pa vendosur.

Nevada: 45 për qind D, 38 për qind R, 18 për qind të pa vendosur.

Veritas.com.al/