Duke folur nga Fondacioni i Këshillit Korean të Atlantikut, 2017, në Uashington, sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Rex Tillerson papritur deklaroi se ad ministrat e Trump është gati të mbajë bisedime me Korenë e Veriut, por pa parakushte.

“Ne e kemi thënë nga ana diplomatike, ne jemi gati të bisedojmë në çdo kohë që Koreja e Veriut mund të dojë të bisedojë. Ne jemi gati të mbajmë takimin e parë pa parakushte”, tha Tillerson.

Duhet shënuar se ai vazhdoi mbi specifikat e parakushteve: Një “periudhë qetësie” pa ndonjë shpërthim bombash bërthamore ose prova raketash nga Koreja e Veriut. Ai i tha Koresë së Veriut se mund të ishte “ e pafalshme të bisedohet nëse në mes të bisedimeve ju vendosni të testoni ndonjë pajisje”.

“Le të takohemi, dhe pas saj mund të bisedojmë rreth tyre nëse doni”, propozoi ai. “Bisedime nëse do të jetë një tavolinë katrore, ose një tavolinë e rrumbullakët- në se ju jeni të ndjeshëm rreth kësaj. Por a mundet, që së pari, të ulemi dhe ta shikojmë njëri tjetrin sy për sy, dhe atëherë mund të fillojmë të shtrijmë hartat, një udhërrëfyes që ne mund të dëshirojmë ta ndjekim”

Në muajin gusht Tillerson kishte thënë se “Ne nuk mendojmë se po bëjmë dialog dhe Koreja e Veriut vjen në tavolinë duke zhvilluar program bërthamor- kjo të jetë produktive!”.

Sa për presidentin Donald Trump, ai në mënyrë famoze i tha zotit Tillerson në fillim të Tetorit se ai “po humb kohën e tij duke u përpjekur të bisedojë me Njeriun e Vogël Raketë”.

Veritas.com.al/